Kreu Ekonomi Punëtorëve apo kompanisë, Ja kujt i takojnë mjetet financiare nga fondi i ri i Qeverisē!

Punëtorëve apo kompanisë, Ja kujt i takojnë mjetet financiare nga fondi i ri i Qeverisē!

nga Flamur Berisha

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 87 milionë eurove nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, prej tyre, 60 milionë euro janë ndarë për subvencionimin e pagave për bizneset aktive.

“Shumat nuk i ndahen punëtorëve por ndërmarrjes. Mjetet shkojnë në llogari të pronarit, me qëllim që të subvencionohen pagat e punëtorëve dhe të ruhet fuqia punëtore. Për me funksionu mirë një ndërmarrje private, është normale që duhet të kujdeset ai që i ka punësuar punëtorët”

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë që i gjithë fokusi do të shkojë drejt sektorit privat, pasi sipas tij, ka pasë humbje shumë më të mëdha gjatë pandemisë. “Ne po mundohemi, sa kemi kapacitete që të gjithë orientimin ta fokusojmë në sektorin privat. Këto mjete që do të ndahen, vendimi i qeverisë e thotë qartë, kemi mësuar prej Pakos Emergjente kur kanë qenë kriteret shumë të hapura dhe e saktëson që këto mjete do të ndahen për ndërmarrjet private aktive. Në rast se ka ndërmarrje të reja, do të merret numri i punëtorëve të korrikut”. “Këto mjete, 60 milionë do të ndahen për kokë të punëtorëve, varësisht prej numrit të punëtorëve që i ka një ndërmarrje private – ai numër do ta diktojë sa do të jetë shuma për një person”. Krasniqi në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që kjo do të realizohet shumë shpejt dhe prej këtij vendimi, përjashtohen ndërmarrjet publike dhe ato që e kanë tregun e rregulluar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni