Kreu Financa Pyetje: nga cili muaj duhet ti deklaroj librat ne sistemin edi te ATK-së?

Pyetje: nga cili muaj duhet ti deklaroj librat ne sistemin edi te ATK-së?

nga Kontabilisti

Deklarimi i Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, kërkohet nga të gjithë tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se sot më datë 04 prill 2024 publikoj Versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, përmes të cilit do të kërkohet që çdo tatimpagues të deklaroj Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes.

Shërbimi i ri elektronik për deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes është funksionalizuar në Sistemin Elektronik EDI duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, gjegjësisht nenin 43, paragrafin 3.

ATK-ja njofton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar se janë të obliguar që për çdo tre muaj të deklarojnë Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, përmes Sistemit Elektronik EDI. Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, nga këta tatimpagues duhet të deklarohen nga data 01 deri më 15 të muajit vijues pas tremujorit, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata tremujore, si: “IS”, “QS”, etj.

Tatimpaguesi duhet ti deklaroj librat nga Janar 2024 deri Mars 2024

Ju gjithashtu mund të pëlqeni