Pyetje të bëra shpesh rreth platformës superpuna
Si mund të regjistrohem si punëkërkues në superpuna?
Regjistrimi si punëkërkues bëhet përmes vegëzës: https://superpuna.rks-gov.net/job-seeker/register
Si mund të regjistrohem si punëdhënës në superpuna?
Regjistrimi si punëdhënës bëhet përmes vegëzës: https://superpuna.rks-gov.net/employer/register
A kalon subvencionimi i Qeverisë në llogarinë e biznesit apo llogarinë e të punësuarit?
Subvencionimi nga Qeveria kalon në llogarinë bankare të biznesit.
Nëse unë angazhoj punëtor në muajin nëntor, kur do të bëhet subvencionimi i pagës?
Qeveria bën rimbursim të pagës me një muaj diferencë. Pra, për punëtorët që angazhohen në muajin nëntor, subvencionimi i pagës bëhet në fund të muajit dhjetor.
A më duhet ta deklaroj punëtorin e angazhuar përmes Superpuna në ATK çdo muaj?
Po, bizneset obligohen që t’i deklarojnë punëtorët e angazhuar çdo muaj në ATK deri më datë 15.
A do të rritet subvencionimi i superpuna me rritjen e pagës minimale?
Po, subvencionimi nga superpuna do të bëhet 350 euro, përkitazi me pagën e re minimale.
Në sa pozita pune të hapura mund të aplikoj si punëkërkues?
Çdo punëkërkues mund të aplikoj në maksimum 5 pozita pune të hapura në të njejtën kohë. Në momentin që një nga pozitat mbyllet dhe ju nuk jeni pranuar, atëherë ju keni mundësi të aplikoni në ndonjë pozitë tjetër pune.
Sa herë mund të përfitoj nga superpuna si punëkërkues?
Si punëkërkues, ju mund të përfitoni nga superpuna për 6 muaj.
Jam regjistruar si biznes, mirëpo gjatë regjistrimit nuk kam dhënë email kurse për t’u kyçur kërkohet emaili?
Email-i konfirmues dërgohet automatikisht në email të cilin kompania juaj e ka në platformën EDI të ATK-së. Me verifikimin e këtij emaili ju drejtoheni te profili juaj në superpuna.
Sa punëtorë mund të angazhoj përmes platformës superpuna?
Përmes superpuna ju mund të angazhoni deri në 30% të numrit të punëtorëve tuaj aktualë (punëtorët që keni me pagë nën 264 euro, nuk llogariten). Pra, nëse keni 10 punëtorë përmes superpuna mund të angazhoni edhe 3 punëtorë të rinj.
Jam biznes i vogël me vetëm 2 punëtor, a mund të angazhoj punëtor përmes superpuna?
Po, çdo biznes mund të angazhoj së paku 1 punëtor përmes superpuna.
A kalon subvencionimi i Qeverisë në llogarinë e biznesit apo llogarinë e të punësuarit?
Subvencionimi nga Qeveria kalon në llogarinë bankare të biznesit, pasi ju të keni paguar pagën e punëtorit.
Kam pranuar gabimisht një punëtor në superpuna, si mund të e shkëpus marrëdhënien e punës?
Në rast se keni pranuar një punëtor gabimisht përmes superpuna, atëherë ju mund të klikoni “Përfundo” te marrëdhënia e punës dhe të rihapni sërisht shpalljen e punës.