Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e 50-të me radhë, raporton Express.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë në orën 15:00
Mbledhja e 49-të e Qeverisë është mbajtur më 17 dhjetor.
Në mbledhjen e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej 20 milionë euro për zbatimin e masës për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike.Ndërsa, Kryeministri do të pres në takim Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanovic, në orën 12:40 në ndërtesën e Qeverisë./Express