Mes disa vendimeve të aprovuara në mbledhjen e 97-të të Qeverisë:Ndamë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro, për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.
Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.
Miratuam dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022.