Sipas këtij vendimi, lirimi do të ndodhë nëse ata tatimpagues e kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri në fund të muajit qershor.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike.
Dokumenti i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e fundit është Programi për Reforma në Ekonomi 2021-2023. Programi do të dërgohet për informim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.
Duke marrë parasysh strukturën aktuale ekonomike të Kosovës dhe pengesat e shumta për rritjen ekonomike, në veçanti situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, është e nevojshme që reformat strukturore të orientohen në mënyrë të tillë që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë në përgjithësi.