Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, që rezervat shtetërore të përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike si masa 3.8.
Sipas Muratit, kjo po bëhet për shkak të luhatjes së çmimeve në tregjet globale.
Qeveria gjithashtu miratoi kërkesën e Muratit për ndarjen e 10 milionë eurove për rezervën shtetërore.