Kreu Financa Qeveria ndan mjete financiare për ndërtimin e shtëpive. Ja kush janë perfituesit

Qeveria ndan mjete financiare për ndërtimin e shtëpive. Ja kush janë perfituesit

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka aprovuar vendimin për ndarjen buxhetore për të subvencionuar ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se projekti ka filluar tri vite më parë nga ish-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se një pjesë e madhe e shtëpive që kishin nisur të ndërtoheshin kanë mbetur në gjysmë.

“Për shkak të problemeve që ka pasur qysh në dizajn të projektit dhe pastaj në mbarëvajtje të punëve, është ndërprerë dhe kemi një situatë të trashëguar e kësisoj një pjesë e madhe e këtyre shtëpive të cilat kanë nisur të ndërtohen kanë mbetur në gjysmë”.

“Në mënyrë që të mundësohet përfundimi i punëve, ne kemi marrë parasysh nevojën për të mbështetur pjesën e mbetur që ka qenë e paraparë me kontratë në mënyrë që familjet të kenë mundësi që t’i kryejnë vet këto investime me mbështetjen e Qeverisë”, u shpreh Murati. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni