Kreu Financa Qeveria ndanë 700 milionë euro për katër sektorë, ja si do te perdoren!

Qeveria ndanë 700 milionë euro për katër sektorë, ja si do te perdoren!

nga Flamur Berisha

Kësi buxheti nuk ka pasë kurrë Kosova”, pati deklaruar kryeministri Albin Kurti në prezantimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2022.

Ky projektligj u bë ligj të premten në Kuvendin e Kosovës me 65 vota për të deputetëve, njofton Klankosovatv.

Më pas Qeveria e Kosovës tha se përmes këtij ligji sigurohet qëndrueshmëri e financave publike, ringjallje e ekonomisë e orientim drejt prodhimit vendor, përkrahje të punësimit e fuqizim të grave dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e rritje të mirëqenies qytetare.

Por, në cilët sektorë kryesisht do të shkojnë 2 miliardë e 748 milionë euro?

20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, 45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë dhe 35 milionë euro për skemat sociale e pensionale.

Për investime, Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për prodhuesit vendorë, 40 milionë euro për ringritjen e ndërmarrjeve publike dhe mbi 700 milionë euro për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës e sigurisë.

Kurti pati thënë se shumë prej ndarjeve buxhetore janë bërë për herë të parë në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Një prej tyre janë 100 milionët e ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të cilën Kurti tha se “e kemi projektin tonë madhor”.

Për herë të parë, në planet e shpenzimit të parave të Kosovës hynë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës me 2 milionë euro mbështetje. Po ashtu, 10 milionë euro janë ndarë për blerjen e objekteve të ambasadave e Kosovës në shtetet e tjera./Klan Kosova

Ju gjithashtu mund të pëlqeni