Kreu Financa Qeveria ndanë edhe 3.5 milion euro te tjera per kete kategori te ringjalljes ekonomike

Qeveria ndanë edhe 3.5 milion euro te tjera per kete kategori te ringjalljes ekonomike

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 3.5 milionë euro për pesë masa të Ringjalljes Ekonomike, mbi mbështetjen për punësim dhe ndihma sociale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati para kabinetit qeveritar bëri të ditur se cilat kategori do të vazhdojnë të mbështeten me ndarjen e këtyre mjeteve.

“Propozim vendimi ka të bëjë me vazhdimin e pagesave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike, janë masat 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.5  sa i përket trajnimit dhe punësimit të të rinjve si dhe masa 3.1  për mbështetje ndaj familjeve të cilët kanë humbur familjarët nga COVID-19”, tha Murati.

Ai shtoi se mjetet e ndara merren nga  programi i Ringjalljes Ekonomike, nën programi me kod 29/300 dhe kategoria e shpenzimeve është subvencionet dhe transferet dhe ato ndahen në Ministrinë e Financave me kod 201 në kategorinë e shpenzimeve dhe subvencioneve dhe transfere në nën programet si në vijim:

1.Në shërbimet e punësimit me kod 43/100 ndahet shuma prej 1 milion euro për zbatimin e masave 1.1, 1.2 dhe 1.3

2.Në shërbimet e punësimit me kod 43/100 ndahet shuma prej 500 mijë euro për zbatimin e masës 1.5 si dhe

3.Ndihmat sociale me kod 00/500 ndahet shuma prej 2 milionë euro për zbatimin e masës 3.1. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni