Kreu Financa Qeveria ndanë grante ne vlerë 284.7 milionë euro. Perfituese eshte kjo kategori

Qeveria ndanë grante ne vlerë 284.7 milionë euro. Perfituese eshte kjo kategori

nga Kontabilisti

Një minutë heshtje është mbajtur për rreshterin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, në takimin e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ministrat e linjës dhe kryetarët e komunave.

Kurti u shpreh se ky takim i gjen me një lajm të mirë, atë për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030. Sipas tij, komunat do të kenë mundësi të përfitojnë shumë investime.

“Ky format na shërben që përmes diskutimit të kujdesemi për mirëqenien e qytetarëve. Po bëhet viti i dytë që rritja e buxhetit është me shifra të larta, e buxheti i vitit 2024 do të jetë 90 milionë euro më i lartë se viti paraprak. Granti i përgjithshëm per komunat për vitin e ardhëm është 284.7 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu ka kritikuar qeverinë për qasjen komunikuese e po ashtu edhe për Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Tatimin në Pronë.

“Ne kryetarët e komunave kemi bindjen që duhet të ndryshojë qasja komunikuese. E tillë është edhe qasja për ligjin për vetëqeverisje lokale, për të cilën AKK u përjashtua nga konsultimi, duke cenuar kështu edhe autonominë lokale”, u shpreh ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni