Kreu Financa Qeveria ndanë mbi 100 milion euro per rritjen e pensioneve prej 20%

Qeveria ndanë mbi 100 milion euro per rritjen e pensioneve prej 20%

nga Kontabilisti

Në mbledhjen e 228-të të Qeverisë u miratua Projekt Ligji i Buxhetit për vitin 2025 i cili arrin nivelin prej 3.608 miliardë euro, rreth 300 milionë euro më i lartë se në vitin 2024.

💛Me buxhetin për vitin 2025:

💰 916.5 milionë euro shkojnë për paga, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

💊105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore.

🪖208 milionë euro shkojnë për mbrojtje duke shënuar që nga fillimi nivelin prej 2% të BPV-së.

👵👴+100 milionë euro shtesë do të ndahen për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20% që është miratuar tashmë.

👧👶 +60 milionë euro do të shtohen për skemën e shtesave për fëmijë, duke mbuluar rritjen e kësaj skeme që u shënua në tre-vjetorin e lansimit të skemës.

✅3.2% më shumë mjete për mallra dhe shërbime se në vitin 2024 (përfshirë shpenzimet komunale).

✅8.75% më shumë mjete për subvencione dhe transfere se në vitin 2024.

✅8.3% më shumë mjete për investime kapitale se në vitin 2024.

☑️Vlen të theksohet se të gjitha këto ndryshime janë bërë në përputhje me rregullën fiskale të kufirit të deficitit buxhetor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni