Kreu Financa Qeveria ndanë mbi 7 milion euro per masen 2.2. Ja kush perfiton

Qeveria ndanë mbi 7 milion euro per masen 2.2. Ja kush perfiton

nga Kontabilisti

Në mbledhjen e 230-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratuan 5 vendime të sponzorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve:

✅ U miratua nisma për negocimin e marrëveshjes me Komisionin Evropian për Mekanizmin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje ka vlerë prej 882.6 milionë euro 💶, ku rreth 253 milionë euro 💰 janë grant ndërsa pjesa tjetër është kredi. Marrëveshja synon realizimin e reformave të ndryshme për menaxhimin e financave publike, dixhitalizimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës 🖥️, politikat e dekarbonizimit ☀️, efiçiencën e energjisë ⚡️, rregullimin e mjedisit afarist, arsimin, tregun e punës, dhe sundimin e ligjit.

✅ U miratua ndarja prej 7.3 milionë euro 💶 si mbështetje për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në kuadër të masës 2.2, në mënyrë që bizneset dhe ekonomia e vendit të kenë qasje më të lehtë në financa 📊 duke mos pasur nevojë të ofrojnë hipoteka apo pengje të tjera si garanci.

🗂️U miratua raporti nëntëmujor për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, ku ndër të tjera të hyrat nga ATK ishin ⬆️ 10% më shumë, si dhe të hyrat nga Dogana ishin 11% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, apo 191.4 milionë euro 💶 më shumë të arkëtuara. Gjithashtu, shpenzimet për paga dhe shtesa kishin një rritje prej ⬆️ 13%, ndërsa ato për investime kapitale rritje prej 23%.

✅ U miratua plotësim-ndryshimi i Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit. Ky ligj ndër të tjera parasheh luftimin e pastrimit të parave 💶 dhe financimit të terrorizmit përmes zbatimit të sanksioneve dhe masave parandaluese.

➡️ U zëvendësua kryesuesi i Komisionit për Përfitimin e Shtesës për Kushte Specifike të Punës, vendim i miratuar më 16 shkurt 2023.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni