Kreu Financa Rreth 25 mijë e 500 familje përfitojnë asistencë sociale në Kosovë

Rreth 25 mijë e 500 familje përfitojnë asistencë sociale në Kosovë

nga Kontabilisti

Rreth 25 mijë e 500 familje me mbi 100 mijë anëtarë janë përfituese të asistencës sociale në vend. Mitrovica ka numrin më të madh të familjeve përfituese të skemës sociale, ndërsa nëse llogaritet me kokë banori, atëherë në Obiliq çdo i gjashti banor është përfitues i kësaj skeme. Nga shteti kërkohet që përfituesit e skemës sociale të shtyhen drejt tregut të punës, duke i aftësuar gjatë kohës që ndihmohen financiarisht.

Udhëheqësja e Divizionit për Asistencë Sociale në Qeverinë e Kosovës, Selvete Sadiku thotë për KosovaPress se ndihma u ofrohet vetëm familjeve që plotësojnë kriteret sipas Ligjit të skemës së ndihmës sociale.

Ndihmat sociale sillen nga 60 euro deri në 180 euro, por për shkak të pandemisë, shumat që janë përfituar janë rritur p

Ndihma e përkohshme financiare domethënë i jepet familjeve të varfra të cilat i plotësojnë kriteret sipas Ligjit të skemës së ndihmës sociale. Aktualisht familjet që janë përfituesit e ndihmës sociale kemi rreth 25 mijë e 500 familje. Ndërsa me anëtarë të familjes janë përafërsisht diku 101 mijë anëtarë që përfitojnë asistencë sociale. […] Varet asistenca sociale domethënë fillon prej një anëtari që është 60 euro, por duke llogaritur tash aktualisht sidomos në kohën e pandemisë që ka ndryshuar këto pagesa domethënë aktualisht një anëtar i merr 78 euro me rritjen 30%, ndërsa për muajin nëntor dhe dhjetor këto familje kanë përfituar duke u bazuar në dyfishin e pagesës së zakonshme”, thotë Sadiku.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni