Kreu Financa Sa është shuma që qeveria do ti subvencionojë kreditë per familjet?

Sa është shuma që qeveria do ti subvencionojë kreditë per familjet?

nga Kontabilisti

Masa 3.6. – Mbështetja e likuiditetit familjar – 10 mil EUR
Me qëllim të adresimit të likuiditetit familjar, do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3,000 euro.
Kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta,
dhe njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve
sezonale.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej 14 milionë euro për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.​/ Kontabilisti.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni