- Punëdhënësi mund të lidhë Kontratë Pune me praktikantin.
- I punësuari në cilësinë e praktikantit i cili ka lidhur kontratë pune me punëdhënësin, i realizon të gjitha
të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës sikurse të punësuarit e tjerë. - Punëdhënësi i cili pranon praktikant në ndërmarrjen e tij, është i detyruar që të ofrojë mbrojtje dhe
siguri në punë duke u bazuar në Ligji Nr. 2003/19 për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të punësuarve
dhe mbrojtjen e ambientit të punës. - Puna praktike e praktikantit me përgatitje pasuniversitare, universitare dhe të lartë mund të zgjasë
më së shumti një (1) vit, ndërsa puna praktike e praktikantit me shkollim të mesëm mund të zgjasë më së
shumti gjashtë (6) muaj.
7 - Punëdhënësi në marrëveshje me personin e interesuar mund të angazhojë praktikant pa ndonjë
kompensim të pagës dhe të drejtave të tjera nga marrëdhënia e punës, përveç që duhet të ofrojë mbrojtje
dhe siguri në vendin e punës sipas ligjit. Punëdhënësi i cili e angazhon praktikantin pa kompensim page,
është i obliguar ta evidentojë praktikantin në listën e evidencave pa kompensim page. - Me Kontratën Kolektive, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit, përcaktohet mënyra e aftësimit
profesional dhe kohëzgjatja e stazhit të praktikantit.
Sa muaj mund të zgjasë Puna praktike e praktikantit
postimi i mëparshëm