Kreu Financa Shpejt mbush moshën 26 vjeçare. A ndërprehet subvencionimi kur të mbush 26 vjeç.

Shpejt mbush moshën 26 vjeçare. A ndërprehet subvencionimi kur të mbush 26 vjeç.

nga Kontabilisti

📣 Pyetje të bëra shpesh nga punëkërkuesit

🔹Si mund të regjistrohem si punëkërkues në superpuna?
🔸Regjistrimi si punëkërkues bëhet përmes vegëzës: https://superpuna.rks-gov.net/job-seeker/register
🔹A mund të angazhohen në superpuna me gjysmë orari?
🔸Përmes superpuna ofrohet mbështetje vetëm për punësim me orar të plotë.
🔹A kalon subvencionimi i Qeverisë në llogarinë e biznesit apo llogarinë e të punësuarit?
🔸Subvencionimi nga Qeveria kalon në llogarinë bankare të biznesit.
🔹Në sa pozita pune të hapura mund të aplikoj si punëkërkues?
🔸Çdo punëkërkues mund të aplikoj në maksimum 5 pozita pune të hapura në të njejtën kohë. Në momentin që një nga pozitat mbyllet dhe ju nuk jeni pranuar, atëherë ju keni mundësi të aplikoni në ndonjë pozitë tjetër pune.
🔹Unë jam punësuar përmes superpuna, mirëpo së shpejti mbush moshën 26 vjeçare. A ndërprehet subvencionimi kur të mbush 26 vjeç.
🔸Nëse keni filluar angazhimin në moshën 25 vjeçare, atëhere subvencionimi juaj do të vazhdojë për 6 muaj, anipse keni mbushur 26 vjeç.
🔹Sa herë mund të përfitoj nga superpuna si punëkërkues?
🔸Si punëkërkues, ju mund të përfitoni nga superpuna për 6 muaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni