Kreu Ekonomi Sot mblidhet Qeveria. Pritet te mirren keto vendime te rendesishme

Sot mblidhet Qeveria. Pritet te mirren keto vendime te rendesishme

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Qeverisë dërguar mediave, në të cilin thuhet se mbledhja do të fillojë nga ora 09:30 e mëngjesit.

Indeksonline ka siguruar dokumentin, në të cilin bëhen të ditura pikat e rendit të ditës, të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin Nr. 05/L-031 per Procedurën e Përgjithshme Administrative, Faza e Dytë (MPB)

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës (MFPT)

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 09/67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan (KM)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme ish shoqërore “P. Shy IGK Ballkan” Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (MMPHI)

5. Të ndryshme

Ju gjithashtu mund të pëlqeni