Kreu Financa Sot ose neser pritet te dalin 100 eurot per punetor te sektorit privat

Sot ose neser pritet te dalin 100 eurot per punetor te sektorit privat

nga Kontabilisti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka bërë të ditur se ndarja e 100 eurove për të punësuarit e sektorit privat do të bëhet këtë javë, ndërsa për studentët aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet do të procedohet pagesa edhe për ta raporton kontabilisti.info

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 35 milionë euro buxhet, të cilat do të mundësojnë pagesën e mbështetjes së njëhershme prej 100 euro për të punësuarit e sektorit privat dhe studentët.

Për të punësuarit, periudha e aplikimit ka përfunduar javën që shkoi, dhe komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret, ka bërë të ditur ministri Murati raporton, kontabilisti.info

Ai ka shtuar se tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë.

“Për studentët ndërkaq, aplikimi është ende i hapur, dhe sapo të përmbyllet ky hap do të procedohet pagesa edhe për ta”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni