Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e 20 milionë eurove për 19 mijë fermerët.
Sipas zyrtareve te thesarit, deri në fund të javës do të kryhen plotësisht këto pagesa. “Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje”, njofton Hoti.