Kreu Financa TRANSFERET INSTANT ME EVROPE – 10 SEKONDA

TRANSFERET INSTANT ME EVROPE – 10 SEKONDA

nga Kontabilisti

Sepa dhe Sepa Instant janë dy lloje të ndryshme te mekanizmit të pagesave të Evropës.

Sepa Instant eshte metoda e avancuar e pagesave në sistemin e pagesave të Evropës TIPS dhe RT1. E lëshuar në treg në fund të vitit 2017 Bankat e Evropës është dashur te zhvillojnë integrime të veqanta duke automatizuar metodat e pagesave dhe duke ju mundësuar qytetarëve transfere 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit.

Transferet SEPA Instant realizohet për 10 sekonda.

Aktualisht vendet me pjesëmarrje më të lartë të anëtarëve në Sepa Instant janë Gjermania, Italia, Spanja.

Ndërsa vendet që akoma NUK janë te lidhur me Sepa Instant janë:

Andorra, Zvicrra, Republika e Çekisë, Greqia, Kroacia, Hungaria, Islanda, Lihtenshtajni, Rumania, Slovenia, Slovakia, San Marino, dhe Vatikan.

Paysera Kosova përmes Paysera Group ju mundëson qytetarëve të Kosovës çasje në transferet Sepa Instant dhe mundësi për të dërguar dhe pranuar transfere me bankat pjesëmarrëse brenda 10 sekondave.

PAYSERA SË BASHKU ME AIRWALLEX, WISE, REVOLUT, N26 DHE SHUME BANKA TJERA NE EVROPE JU OFROJNË KËNAQËSIN E TRANSFEREVE INSTANT – 10 SEKONDA

Ju gjithashtu mund të pëlqeni