Kreu Biznes Vendos qeveria: Kjo kategori e punetoreve dhe e bizneseve duhet ti kthejne subvencionet

Vendos qeveria: Kjo kategori e punetoreve dhe e bizneseve duhet ti kthejne subvencionet

nga Flamur Berisha

Disa nga shtëpitë, e të shumtë nga zyrat ku kryenin punë, u nxorën të prangosur mbi 50 persona që dyshohet se keqpërdorën detyrën zyrtare, dhanë apo pranuan ryshfet për subvencione në bujqësi, duke e dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 1 milion euro.

Por jo të gjitha mjetet u harxhuan, apo shfrytëzuan. Siç merr vesh televizioni paratë kanë nisur t’i kthehen shtetit. Krejt 1 milion jo por deri tashti janë kthyer mbi 100 mijë euro nga disa prej të arrestuarve të parë të aksionit ‘Subvencioni 2021’.

Kjo u bë me kërkesë të prokurorit të Krimeve Ekonomike, Rafet Halimi, por ky i fundit i kontaktuar nga Klani tregoi shkurt se pati edhe nga të dyshuarit që vullnetarisht deshën ta zbusin dëmin që bënë. Sipas avokatëve, kjo e ashtuquajtur marrëveshje mund t’u merret si rrethanë lehtësuese zyrtarëve që po vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, disa në arrest shtëpiak.

Në këtë rast mjetet do t’i ktheheshin Ministrisë së Bujqësisë, që nuk është dikasteri i parë qeveritar që i kthehen mbrapa para. Pas keqpërdorimeve me tender për shkatërrimin e barnave në 2011-ën, Ministrisë së Shëndetësisë i ishin kthyer afër 500 mijë euro.

Aksioni i kryesuar nga Prokuroria e Prishtinës, Subvencioni 2021, vazhdoi edhe këtë fillim-dhjetor me 31 të arrestuar.Përveç që nuk është ngritur ende aktakuzë, Klani mëson se ka nga të arrestuarit e parë që as nuk janë intervistuar ende nga hetuesia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni