Në konferencën: “Roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara”, me ftesë nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar.
Ministria Financave, Punës dhe Transfereve ka ndërmarrë hapa konkretë për sigurimin e mbështetjes financiare përmes skemave sociale, të cilat adresojnë nevojat themelore të fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.
Forcimin e kuadrit ligjor dhe politikave gjithëpërfshirëse, duke siguruar që të gjitha legjislacionet dhe masat e hartuara të reflektojnë standardet ndërkombëtare dhe të drejtat e përcaktuara në Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile, për të garantuar që politikat dhe programet janë të bazuara në nevojat reale të komunitetit të aftësisë së kufizuar.
Përkundër këtyre përpjekjeve, e kuptojmë se mbetet ende shumë për t’u bërë. Por së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur, ku çdo fëmijë duhet pasur mundësinë për të shpalosur potencialin e tij të plotë.
Publikimi i Raportit Analitik mbi Përfitimet e Fëmijëve nga Programet e Ndihmës dhe Mbrojtjes Sociale!
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, bazuar në programin e qeverisë, ka përcaktuar prioritetet dhe politikat në fushën e mirëqenies sociale dhe mbrojtjes sociale, ku në kuadër të tyre janë përfshire edhe zbatimi i skemave të reja, si shtesat e fëmijëve, shtesat për lehona, reformimi i asistencës sociale ku do të eliminohen kriteret diskriminuese dhe pabarazia dhe skemat pensionale.
Kemi prioritizuar skemat e mbështetjes financiare me qëllim sigurimin e mirëqenies më të mirë të fëmijëve, familjeve dhe qytetarëve të cilët jetojnë në kushte të rënda sociale dhe ekonomike.
Pas prezantimit të raportit kishim mundësinë të bashkëbisedojmë e adresojmë shumë çështje dhe rekomandime, me interes të avancimit të ndihmës e mbrojtjes sociale.