Kreu Ekonomi Zyrtare: BE-ja ndan 50 milionë euro kredi për Kosovën për menaxhimin e pandemisë!

Zyrtare: BE-ja ndan 50 milionë euro kredi për Kosovën për menaxhimin e pandemisë!

nga Flamur Berisha

Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro kredi për Kosovën në kuadër të menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Tomáš Szunyog duke shtuar se kjo është pjesa e dytë e vlerës prej 100 milionë euro, përcjell Telegrafi.

“Komisioni Evropian sot ka shpërndarë 50 milionë euro si kredi në kuadër të Ndihmës Makrofiskale. Tashmë 50 milionë euro janë distribuar në Kosovë, që është totali prej 100 milionë euro. Kjo tregon se BE-ja vazhdon ta mbështet Kosovën në adresimin e sfidave socio-ekonomike të pandemisë COVID-19. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me autoritetet në Kosovë që të zbatojmë politikat për rikthimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike”, shkruan

Ndryshe, Kosova në muajin korrik të vitit të kaluar kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me BE-në për një kredi prej 100 milionë euro.

Afati i kthimit të kësaj kredie është 15 vite.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni