Lajmi fundit trustiKa përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e ku shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka konfirmuar se këtë të enjten do të shqyrtohet projektligji për Trustin, raporton Gazeta Blic.
“U morr vendim që nesër të ketë seancë me ato pika të papërfunduara, ndërkohe të enjten do të ketë seancë të re të Kuvendit ku do të shqyrtohet mes shumë projektligjeve edhe ai për Trustin Pensional”, ka thënë Kusari Lila.
Sipas saj do të ketë seancë po ashtu të Kuvendit të Kosovës edhe me 23 qershor.