Kreu Biznes Zyrtare: këtë dite miret vendimi i Qeverisë për lejimin e dasmave, klubeve të natës e pishinave

Zyrtare: këtë dite miret vendimi i Qeverisë për lejimin e dasmave, klubeve të natës e pishinave

nga Flamur Berisha

Drejtori i Departamentit të Estradës, Afrim Muqiqi pas takimit që pati me ministrinë  Shëndetësisë, Arben Vitia tha se janë pajtuar që të hapen sallat e dasmave, pishinave e klubeve të natës, me një manual i cili do të përpilohet deri më datë 15 qershor.

Të premten pritet që Qeveria e Kosovës të marr vendim në lidhje me këto masa, u tha pas këtij takimi gjatë konferencës për medie.

Muqiqi tutje shtoi se ky është një lajm i shumëpritur pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë Oda e Hotelerisë dhe Turizmit bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Duke marrë parasysh që edhe numri i të infektuarve ka rënë, atëherë pritet që me datën 15 qershor, të fillojnë ahengjet, por paraprakisht do të punojnë grupet punuese i cili do të ketë manual për sallat e dasmave, klubet e natës e pishinat”, tha Muqiqi.

Ai theksoi se do ta pranojnë vendimin e grupit punues edhe për numrin e personave dhe rregullat që duhet të respektohen për të filluar punën bizneset e caktuara

“Numri i njerëzve do të caktohet nga profesionistët e grupit punues, çfarëdo numri që do të caktohet nga MSH-ja ne do ta respektojmë”, tha Muqiqi.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogujeva tha se masat pritet të votohen të premten në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Sot kemi pasur takimin me ministrin Vitia dhe mund të kolaudojmë që takimi ke shumë i frytshëm. Të premten pritet që të qeveria të vendos për këto masa, ndërkaq të hyjnë nga e hëna”, tha ai

Ju gjithashtu mund të pëlqeni