Kreu Financa Zyrtare: keto jane kategorite e familjeve qe perfitojne nga Skema e re pensionale

Zyrtare: keto jane kategorite e familjeve qe perfitojne nga Skema e re pensionale

nga Kontabilisti

Kush mund të përfitojë nga SAS Pilotimi?

▶️ Nga SAS pilotimi mund të përfitojnë familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike, si vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, veçse me dallimin që hiqen kriteret diskriminuese. ℹ️ Për të aplikuar, ju duhet të vizitoni platformën eKosova, përkatësisht vegëzën: https://ekosova.rks-gov.net/, ku tek “Shërbimet” zgjedhni opsionin “Familja” dhe pastaj formularin “Aplikimi në Pilotimin e Reformës për Asistencën Sociale” 👨‍👩‍👧‍👧.

2. Si bëhet testimi se kush kualifikohet për përfitim nga SAS pilotimi?

➡️ Pasi të bëhet aplikimi përmes platformës eKosova, aplikimi juaj kalon nëpër Test të Varfërisë që përfshin tri faza:

🔸testin e mjeteve financiare,

🔸testin e aseteve, dhe

🔸testin e mjeteve të përafërta.

🔹Testi i Mjeteve Financiare vlerëson nëse familja ka mesatarisht më pak se 100 euro për anëtar në muaj, duke marrë për bazë tre muajt e fundit. Nëse familja ka më pak se 100 euro për anëtar në muaj, atëherë konsiderohet se e ka kaluar Testin e Mjeteve Financiare dhe i nënshtrohet Testit të Aseteve.

🔹 Testi i Aseteve vlerëson nëse familja posedon prona me vlerë kumulative nën 100,000 euro. Nëse familja ka prona me vlerë kumulative nën 100,000 euro, atëherë konsiderohet se ka kaluar Testin e Aseteve dhe kalon në Testin e Mjeteve të Përafërta.

🔹Testi i Mjeteve të Përafërta bazohet në informata që japin indikacione mbi standardin jetësor të familjes. Nëse familja kalon edhe Testin e Mjeteve të Përafërta, atëherë do të vizitohet nga punëtorët socialë në kuadër të Qendrave për Punë Sociale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni