Kreu Ekonomi Sqarim nga Thesari i Shtetit lidhur me qeshtjen e ekzekutimit të pakove per biznese

Sqarim nga Thesari i Shtetit lidhur me qeshtjen e ekzekutimit të pakove per biznese

nga Flamur Berisha

𝗦𝗾𝗮𝗿𝗶𝗺 𝗻𝗴𝗮 𝗧𝗵𝗲𝘀𝗮𝗿𝗶 𝗶 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 (𝗠𝗙) 𝗹𝗶𝗱𝗵𝘂𝗿 𝗺𝗲 𝗰̧𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗲𝗸𝘇𝗲𝗸𝘂𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗸𝗼𝘃𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗯𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗲𝘃𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗱𝗶𝘀𝗮 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀.

Prishtinë – 17 dhjetor 2020 Marrë parasysh se disa komuna të Republikës së Kosovës janë duke ofruar pako mbështetëse për bizneset e goditura nga pandemia, Thesari i shtetit dëshiron të jep disa sqarime dhe udhëzime lidhur me kompetencat, proceduarat dhe mënyrën e ekzekutimit të këtyre pagesave në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike në Republikën e Kosovës.
Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë nga Komuna e Prishtinës rreth pakos së kësaj komune ofruar për bizneset, Thesari njofton Komuna e Prishtinës ende nuk i ka kryer procedurat e nevojshme për ekzekutimin e kësaj pako, ashtu siç parashihet në rregullativën ligjore për financat publike, bazuar në të informatat nga regjistrat kontabël (SIMFK). Po ashtu, Komuna e Prishtinës nuk ka dorëzuar në Thesarin e shtetit një kërkesë zyrtare për pagesa të tilla (masive) për biznese, meqë kjo gjë s`është e mundur, dhe se Thesari pret që nëse ende Komuna planifikon të realizojë ekzekutimin e pakos për biznese, atë duhet ta bëjë sa më parë për shkak të afateve për mbylljen e vitit fiskal, dhe përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në pajtim me legjislacionin dhe udhëzimet në fuqi, që sigurojnë transparencën e duhur dhe llogaridhënie institucionale si organizatë buxhetore, përgjegjëse për dizajnimin dhe zbatimin e saj.Për këtë proces dhe që t`ju ofrojmë mbështetjen e duhur, ne kemi lëshuar një qarkore (datë 09.12.2020) për të gjitha komunat, me udhëzimet e duhura ligjore dhe operacionale, ndërsa i kemi kthyer një përgjigje me shkrim Komunës së Prishtinës (me datën 10.12.2020), lidhur me aspektet procedurale të zbatimit të pakos për përfitues për biznese, bazuar në kërkesën e saj për sqarime rreth këtyre proceseve.Ju njoftojmë se disa komuna, veçse janë në përmbyllje të procesit të ekzekutimit të pakove për bizneset lokale, në përputhje me udhëzimet tona andaj një proces i tillë duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera.

Thesari sqaron se, sipas legjislacionit në fuqi, ekzekutimi i buxhetit realizohet nga vet organizata buxhetore, përkatësisht komuna, përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në të cilin kanë qasje të autorizuar edhe zyrtarët financiarë të komunave. Thesari qartëson se komunat nuk kanë pengesa që të realizojnë zbatimin e pakos, ndërsa sipas nevojës do të kenë një afat shtesë për zotimin e mjeteve si dhe për kryerjen e të gjitha proceseve të shpenzimit të buxhetit për realizimin e këtyre subvencioneve. Gjithashtu komunat do të vazhdojnë të asistohen në baza ditore në pika të caktuara të procesit (hapja e përfituesve në sistem), duke përshirë edhe realizmin e pagesave për përfituesit në llogaritë e tyre, sipas procesit të rregullt të ekzekutimit të buxhetit. Thesari bën me dije se zbatimi i këtyre pakove është në dorën e autoriteteve komunale (siç kanë bërë disa komuna tashmë), dhe kësisoj mbetet në përgjegjësinë e organizatave buxhetore që të kryejnë procedurat e rregullta të ekzekutimit të buxhetit, duke mbajtur përgjegjësinë për zbatimin e proceseve të brendshme të kontrollit. Pretendimet që vonesat në realizim të barten tek Thesari, janë të pabazuara dhe të pa sinqerta.Në fund, Thesari mbetet në dispozicion për të ofruar mbështetje në këtë proces në pajtim me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë, andaj fton komunat që të gjitha çështjet të adresohen përmes komunikimit ndër-institucional në frymë konstruktive dhe në shërbim të interesit publik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni