Kreu Ekonomi Peticion online nga bizneset: Të deklarojmë tatimet por mos t’i paguajmë deri në miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes

Peticion online nga bizneset: Të deklarojmë tatimet por mos t’i paguajmë deri në miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes

nga Flamur Berisha

Dështimi i aprovimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend, ka dëmtuar edhe më shumë bizneset që janë goditur nga pandemia e COVID-19.

Për këtë qëllim odat e bizneseve në Kosovë kanë filluar një peticion në platformën elektronike Change.org.

Me këtë peticion synohet që të arrihet qëllimi që bizneset në Kosovë të deklarojnë tatimet por që ato të mos paguhen deri në miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes, e që në këtë mënyrë do të mund të rrezikoheshin edhe pagat e deputetëve dhe qeveritarëve.

“Mos aprovimi i Pakos së Rimëkëmbjes falimenton shumë biznese private duke rritë kështu papunësinë dhe varfërinë.

Mospagesa e tatimeve nga bizneset rrezikon marrjen e pagave të deputetëve dhe qeveritarëve në të ardhmen, që i vetëdijëson për punë efikase dhe angazhim të sinqertë”, thuhet në tekstin e opeticionit.

Peticionin mund ta plotësoni KËTU.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni