Kreu Financa Lajm i fundit: sot votohet Trusti ne kuvend. (shiko ketu orarin)

Lajm i fundit: sot votohet Trusti ne kuvend. (shiko ketu orarin)

nga Kontabilisti

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për seancë parlamentare.

Në rend të ditës të kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Fondet Pensionale të Kosovës që parasheh lejimin e tërheqjes së deri në 30 përqind të kursimeve pensionale nga ana e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

Opozita ka  kërkuar nga deputetët e shumicës që të reflektojnë lidhur me projektligjin për TRUST-in.

Por,  subjekti politik më i madh në Kuvend, Lëvizjes Vetëvendosje,  ka thënë se nuk do ta mbështesë këtë propozim të PDK-së.

Një veprim i tillë nuk është përkrahur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ndërkohë që ky Projektligj do të shqyrtohet në Kuvend, Sindikata e Re e KEK-ut ka organizuar sot protestë, me kërkesën për votimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Kësaj proteste është paralajmëruar se do t`i bashkohen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni