Kreu Ekonomi Lajmi i fundit. Kuvendi miraton masat e reja per keto kategori te bizneseve

Lajmi i fundit. Kuvendi miraton masat e reja per keto kategori te bizneseve

nga Kontabilisti

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka dhënë detaje për përmbajtjen e Ligjit për masat e përkohshme të produkteve bazike në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Sipas MINT-it, ky Ligj përfshin kufizimin e sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimin e largimit nga shitja e produktit, caktimin e marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë, caktimin e çmimit maksimal të lejuar, detyrimin e operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit, detyrimin e operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse.

““Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i draftuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me akterët përkatës, zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg”, njofton MINT.

Ligjin e plote mund ta gjeni ne kete link:

https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2022/10/Projektligji-per-Masat-e-P-e-rkohshme-t-e-Produkteve-Themelore-n-e-raste….pdf

Ju gjithashtu mund të pëlqeni