Gjatë muajit janar nga skemat e ndihmës sociale kanë përfituar 22 mijë e 571 familje ne gjithsej 89 mijë e 318 anëtar Ndërsa nga skemat për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar kanë përfituar 2 mijë e 894 familje.
Publikim i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregon për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontribut pagues të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.
“Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140 071 përfitues; nga skema e pensioneve kontribut paguese të moshës janë 46 467 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 767 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 718 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 052 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 261 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 470 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 639 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 707 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 284 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 704 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 60 përfitues”, thuhet në raport.
Ndërsa, gjatë muajit janar 2023 nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur./IndeksOnline/