Tre hapat e mbetur deri tek finalizimi i liberalizimit të vizave.
Dje shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, në mënyrë unanime kanë votuar në përkrahje të heqjes së regjimit të vizave për kosovarët. Ky votim shënon njëherit edhe një prej momenteve më të rëndësishme të procesit të liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Express.
Në rrugën përpara drejt finalizimit të këtij procesi kanë mbetur edhe tre hapa të cilët janë procedural, meqë tashmë për procesin s’ka mospajtime politike në mes të shteteve anëtare.
Pas votimit të djeshëm, hapi i radhës është që përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit të nënshkruajnë aktin ligjor.
Në momentin që përfundohet ky hap, atëherë mbetet procedura e publikimit në gazetën zyrtare bashkë me datën e hyrjes në fuqi të ligjit, dhe hapi i tretë apo i fundit është hyrja e liberalizimit të vizave në fuqi, raporton Express.
Kjo do të ndodhë jo më larg se data 1 janar 2024, derisa për atë se kur do të jenë në gjendje që kosovarët të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen varet nga sistemi ETIAS, për të cilin po bëhen përpjekje për të funksionalizuar