Kreu Ekonomi Kështu duhet të aplikoni për t’i tërhequr kursimet nga Trusti!

Kështu duhet të aplikoni për t’i tërhequr kursimet nga Trusti!

nga Flamur Berisha

Në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, qeveria e Kosovës ka paraparë që qytetarët të mund të nxjerrin 10% nga Fondi Pensional.

Në këtë pjesë të pakos së rimëkëmbjes ku tregohet edhe se si do të jetë procedura deri te marrja e 10% nga qytetarët.

Fillimisht duhet të aplikohet në formë elektronike në Fondin e Kursimeve Pensionale, për çka do të ketë kohë 4 muaj.

Në këtë pjesë të pakos së rimëkëmbjes ku tregohet edhe se si do të jetë procedura deri te marrja e 10% nga qytetarët.

Nesër pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ja çka parashesh i njëjti

Fillimisht duhet të aplikohet në formë elektronike në Fondin e Kursimeve Pensionale, për çka do të ketë kohë 4 muaj.

Siç thuhet në Projektligjin për Rimekëmbjen Ekonomike, të gjitha aplikacionet e bëra në Trust do të shqyrtohen sipas nenit të kësaj pike.

“Pagesa e mjeteve të aprovuara bëhet në bazë të numrit, çmimit dhe vlerës së njësive që ka çdo aplikant në llogarinë e tij personale në FKPK në ditën e aplikimit, përfshirë këtu ndryshimet eventuale në çmimin e njësisë deri në datën e pagesës”, thuhet në ligj.

Kujtojmë se sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Fondi i kursimeve Pensionale të Kosovës janë mbi 100 mijë qytetarë të cilët në Trustë kanë vetëm deri në 100 euro.

Ndërsa pakoja e rimëkëmbjes është votuar dhe ka kaluar vetëm në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni