Janë ekzekutuar 2500€ për ekonomitë familjare të dëmtuara nga vërshimet e fundit në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami.
“Pas pranimit të listës nga komisioni sot është bërë ekzekutimi i mjeteve financiare në llogaritë bankare të përfituesëve. 186 familje kanë përfituar nga buxheti komunal, në vlerë totale 465,000.00 €”, ka shkruar Islami.