Në mbledhjen e 162-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, janë aprovuar 7 vendime.
U aprovua Projektligji për Administrimin e Procedurave Tatimore. Ky Projektligj ka për qëllim rregullimin e procedurave për administrimin e detyrimeve tatimore , si dhe parimin e organizimit dhe funksionimit të ATK-së. Projektligji siguron një kornizë gjithëpërfshirëse për procedurat tatimore , duke iu përshtatur zhvillimeve të fundit në fushën e tatimeve.
U ndanë mjetet në vlerë prej 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku, i cili ra në mbrojte të Republikës .
Me kërkesë së Ministrisë së Ekonomisë, u ndanë 5 milionë euro në zbatimin e masës për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në blerjen e pajisjeve elektro-shtëpiake efiçiente
Me kërkesë së Ministrisë përgjegjëse për Infrastrukturë, si rezultat i dinamikës së shtuar në punimet për Projektin “Ndërtimi i rrugës Prishtinë – Podujevë”, u ndanë 6 milionë euro buxhet shtesë për këtë vit.
U miratua Plani i Dritares së Vetme Kombëtare për Kosovës. Koncepti i Dritares së Vetme konsiderohet si një nga instrumentet më ambicionze për lehtësimin e tregtisë, duke mundësuar dixhitalizimin e shërbimeve. Ky instrument redukton koston dhe kohën për subjektet prodhuese dhe tregtare në Republikën e Kosovës
U miratua nisma për projektin “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta II-IV”, i cili synon menaxhimin e qendrueshëm të mbeturinave në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit dhe kontrollun e deponomit të mbeturinave. Ky projekt është në linjë me standardet më të larta Evropiane , duke kontribuar në mbrojtjen e burimeve natyrore .
U miratua faza e dytë e projektit “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta – Efiçienca në Ndërtesat Publike në Prishtinë”. Ky projekt, ngjashëm me fazën e parë të projektit, synon zbatimin e masave të energjisë në objekte komunale në kryeqytetin tonë.