Kreu Financa Lajm i mirë rreth pagesave për subvencionim të teksteve shkollore.

Lajm i mirë rreth pagesave për subvencionim të teksteve shkollore.

nga Kontabilisti

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se janë proceduar pagesat e 97% të aplikantëve për subvencionim të teksteve shkollore.

Sipas statistikave, MASHT gjithsej ka pranuar 191.483 aplikime nga prindërit në platformën eKosova dhe se, deri tani, nuk është pranuar asnjë ankesë zyrtare nga komunat apo shkollat për furnizim me libra, shkruan Reporteri.net.

“Nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve dhe ky proces është duke u përmbyllur me sukses”.

Ministria tha se ka zgjedhur edhe problemin e furnizimit me libra për komunitetet jo shumicë në Kosovë dhe të nxënësve me kujdestari ligjore.

“Me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa përfituar nga kjo mbështetje, platforma eKosova do të qendrojë e hapur dhe po ashtu do të mundësojmë edhe aplikimin fizik në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe shkollat”, thuhet tutje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni