Kreu Ekonomi Kaq do të kenë kohë qytetarët t’i tërheqin 10 për qind të mjeteve nga Trusti

Kaq do të kenë kohë qytetarët t’i tërheqin 10 për qind të mjeteve nga Trusti

nga Flamur Berisha

Fondi Pensional i Kursimeve ka njoftuar se për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, do të hapet një faqe e re.

Në njoftimin e Trustit është bërë me dije se aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit do të bëhet vetëm online.
“Tërheqja prej 10 përqindëshit është dekretuar sot, si pjesë e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Aplikimi për tërheqje të 10 për qind do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti”, ka njoftuar Trusti.

Po ashtu, bëhet e ditur me dije se për aplikim janë në dispozicion katër muaj.

“Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10 për qind dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim. Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, është thënë në këtë njoftim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni