Është finalizuar procesi i përzgjedhjes së kontraktuesve për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc.
Ministria e Infrastrukturës ka përzgjedhur kompanitë fituese për tri prej katër lloteve të tenderit për “Zgjerimin e Rrugës Nacionale N9- Segmenti Kijevë-Dollc”.
Sipas kontratës të publikuar në E-prokurimi, llotet 2,3 dhe 4 i kanë kushtuar në total Ministrisë së Infrastrukturës mbi 20 milionë euro.
Punimet për llotin e dytë sipas kontratës do t’i kryejë grupi i operatorëve ekonomik “Empreus” Sh.P.K, nga komuna e Prishtinës, shkruan Telegrafi.
Vlera e kontratës së dhënë për këtë llot është 6 milionë e 232 mijë e 360 euro.
Punimet në llotin e tretë për “Zgjerimin e Rrugës Nacionale N9- Segmenti Kijevë-Dollc”, do të kryhen nga kompania “Lika Trade” Sh.P.K nga komuna e Deçanit dhe “Tofi Doo”, një kompani me seli në Rozhajë të Malit të Zi.
Vlera e kësaj kontrate është 5 milionë e 436 mijë e 485 euro.
Ndërsa në llotin e katërt, fituese e kontratës është përzgjedhur një konsorcium i udhëhequr nga “Famis Co-HC”, një kompani nga Suhareka.
Vlera e kontratës për këtë llot është 9 milionë e 315 mijë e 268 euro.
Derisa për një llot nuk kanë përfunduar ende procedurat.
Kontratën e plotë mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/