Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës është shqyrtuar vendimi për t’i propozuar Kuvendit mendimin lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë prezantimit të këtij propozimi, ka thënë se krahas kësaj nismë ligjore është duke punuar për eliminimin e padrejtësive ndaj pensionistëve.
“Ne paralelisht jemi duke punuar edhe në reformën e sistemit pensional, ku tashmë bashkë me Ministrinë e Financave jemi duke e negociuar edhe me Fondi Monetar Ndërkombëtar, po ashtu si MPMS tashmë kemi edhe një nismë ligjore, ku edhe për këtë jemi duke negociuar bashkë me FM, më tepër për shkak të rrethanave me pandeminë, pra është fjala për plotësim ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, respektivisht pikat ku ndalojnë njohjen e stazhit të punës të larguarve nga puna dhunshëm nga regjimi serb në vitet 90-99”, tha Reçica.
Ai ka shtuar se shumë shpejt do të ketë një pajtueshmëri me dhe Ligjin në fjalë, me plotësimet e nevojshme që të proceohet për miratim në Qeveri e pastaj në Kuvend. /Telegrafi/