Komuna e Prishtinës ka aprovuar Pakon e Masave Ekonomike për të përkrahur bizneset e Komunës së Prishtinës në këtë fazë të pandemisë COVID-19. Këto masa, me siguri nuk janë të mjaftueshme, por që qëllimi i këtyre masave është ndihma në rimëkëmbjen e bizneseve të goditura nga pandemia COVID-19.
Ky program nënkupton se NVM të Komunës së Prishtinës që kanë pësuar dëme si rezultat i pandemisë COVID-19, mund të kenë qasje në ndihmën që e ofron Komuna e Prishtinës në forme të granteve. Informacione për Grantin e Rimëkëmbjes së Bizneseve, dhe forma jonë e aplikimit në internet është Këtu
Grantet janë në dispozicion për bizneset e vogla dhe të mesme të Komunës së Prishtinës të prekur nga pandemia e COVID-19. Aplikimi për grante do të fillon me 23 Nëntor 2020. Këto grante kanë për qëllim të ndihmojnë në pagesat e kostove për rikthimin e bizneseve të Juaja, që kanë pësuar dëme të drejtpërdrejta si rezultat i pandemisë COVID-19. Aplikimet janë të hapura deri më 3 Dhjetor 2020 dhe mund të bëhen përmes butonit Apliko tani në këtë faqe. Lista e përfituesve do të publikohet deri më 7 Dhjetor 2020, ne web faqet e Komunës. Ju lutemi vini re: Humbja e të ardhurave nuk është e përfshirë në këtë program të granteve