Kreu Financa Nga ky muaj ekzekutohen penzionet dhe pagat me rritje

Nga ky muaj ekzekutohen penzionet dhe pagat me rritje

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pagave dhe penzioneve në sektorin publik me fillim të vitit të ardhshëm

Rritja e pagave do të përfshijë dy faza, ku do të rritet njësia e koeficient, në janar e pastaj në korrik.

Kryeministri i rrite pagat e sektorit publik. Ja sa eshte vlera

Kështu bëri të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media, duke thënë se kjo rritje është bërë falë maturisë sa i përket politikave fiskale.

“Rritja bëhet në dy faza, pra fillimisht rritja do të bëhet me gjysmë njësi të koeficientit nga janari apo 55 euro bruto për të gjithë të punësuarit. Kurse nga korriku hyn në fuqi edhe pjesa e dytë e rritjes pra gjysma tjetër e koeficientit për të rezultuar në një koeficient të plotë pa 110 euro shtesë për secilin të punësuar në sektorin publik”, ka thënë Murati.

Ministri shtoi se ka rritje prej 17.85% për mësuesin e ushtarin e deri në 20% për policët, zjarrfikësit dhe infermierët.

“Ka edhe pozita me koeficientin 4 punëtorët teknikë, ku rritja e shprehur në përqindje do ti bie mbi 25%. Pra kemi dashur që ato para që i kemi në dispozicion ti shpërndajmë sa më shumë te ata që kanë pagat më të ulëta”, tha Murati.

Sipas tabelës që prezantoi ministri, mësuesit aktualisht kanë 616 euro pagë bazë, ndërkaq me rritje do të marrin 726 euro.

Policët nga 550 euro do të marrin 660 euro, infermierët nga 605 do të marrin 715 euro, zjarrfikësit nga 550 euro do të marrin 660 euro dhe ushtarët nga 616 euro do të marrin 726 euro. /Telegrafi/

Në mbledhjen e 228-të të Qeverisë u miratua Projekt Ligji i Buxhetit për vitin 2025 i cili arrin nivelin prej 3.608 miliardë euro, rreth 300 milionë euro më i lartë se në vitin 2024.

Me buxhetin për vitin 2025:

💰 916.5 milionë euro shkojnë për paga, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

💊105 milionë euro shkojnë për barna esenciale dhe materiale të nevojshme shëndetësore.

🪖208 milionë euro shkojnë për mbrojtje duke shënuar që nga fillimi nivelin prej 2% të BPV-së.

👵👴+100 milionë euro shtesë do të ndahen për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20% që është miratuar tashmë.

👧👶 +60 milionë euro do të shtohen për skemën e shtesave për fëmijë, duke mbuluar rritjen e kësaj skeme që u shënua në tre-vjetorin e lansimit të skemës.

✅3.2% më shumë mjete për mallra dhe shërbime se në vitin 2024 (përfshirë shpenzimet komunale).

✅8.75% më shumë mjete për subvencione dhe transfere se në vitin 2024.

✅8.3% më shumë mjete për investime kapitale se në vitin 2024.

☑️Vlen të theksohet se të gjitha këto ndryshime janë bërë në përputhje me rregullën fiskale të kufirit të deficitit buxhetor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni