Kreu Ekonomi Ministria e Financave jap detaje për pagesave prej 300 euro për punëtorët që mbeten pa punë

Ministria e Financave jap detaje për pagesave prej 300 euro për punëtorët që mbeten pa punë

nga Flamur Berisha

Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, ka sqaruar se ekzekutimi i pagesave prej 300 eurove për ata që kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë, nuk mund të bëhet pa u miratuar Ligji për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, raporton Kontabilisti.

“Lus qytetarët dhe bizneset që nuk kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre (në ATK dhe të mirëmbajnë aktive llogaritë e tyre bankare),ta bëjnë këtë, për të mos pasur vonesa në pranimin e mjeteve në momentin e ekzekutimit të pagesave”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Informatë me shkas

Shumë mediume dhe qytetar këto ditë po më shkruajnë e po pyesin se kur do të filloj ekzekutimi i pagesave prej 300 eurove për ata që kanë humbur vendet e punës dhe po ashtu kur do të filloj implementimi i mbështetjes për biznese duke u mbështetur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike (LRE).
Në pamundësi të përgjigjeve individuale po i`u njoftoj se disa nene të LRE mund të fillojnë të zbatohen këtë vit siç është rasti me tërheqjen e mjeteve të trustit, ose edhe nene tjera që nuk kërkojnë miratimin e Ligjit për buxhet për vitin 2021.
Por disa nene të LRE nuk mund të zbatohen pa kaluar Ligji i buxhetit për vitin 2021 sepse kërkojnë që për implementimin e tyre të ketë ndarje buxhetore, të përcaktohet Institucioni që do të implementoj këto nene, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit të përfituesve. Kjo nënkupton që pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja në vazhdim për biznese janë të lidhura me aprovimin e Ligjit të buxhetit për vitin 2021.
Lus qytetarët dhe bizneset që nuk kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre (në ATK dhe të mirëmbajnë aktive llogaritë e tyre bankare),ta bëjnë këtë, për të mos pasur vonesa në pranimin e mjeteve në momentin e ekzekutimit të pagesave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni