Gjysmëdita e parë u mbyll me 218 mijë aplikime! Përkundër ndryshimit të adresës së aplikimit, që u detyruam ta bënim për të mos lënë asnjë dyshim mbi sigurinë e të dhënave të kontribuuesve, ne besojmë se ia kemi dalë. Sistemi nuk ra!Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë. Andaj për rreth 8 orë mbi 250 kontribuues sigurisht kanë tentuar të aplikojnë dhe 218 mijë ia dolën me sukses, të tjerët kishin çështje teknike me llogaritë bankare.Sistemi funksionoi, sigurinë e ruajtëm në maksimum dhe u përpoqëm të jemi në krye të detyrës. Falënderues BQK-së dhe bankave për bashkëpunimin, mediave për ndihmën që na dhanë, ASHI-së për mbështetjen dhe gjjthë kontribuuesve që na inkurajuan dhe vlerësuan për mundin!
Trusti: kaq biznese kanë aplikuar për vetëm gjysmë dite
postimi i mëparshëm