Kreu Ekonomi Si plotesohet Libri i Blerjes?

Si plotesohet Libri i Blerjes?

nga Flamur Berisha

Data: Shëno datën e faturës. Formati duhet të jetë: data / muaji / viti, p.sh. 13.01.2017. Kjo rubrikë është mandatore.
Numri i faturës: Shëno numrin e faturës së shitjes. Formati është i lirë, rubrika është mandatore.
Emri i shitësit: Shëno emrin e plotë të shitësit nga i cili është furnizuar blerësi, p.sh.. ”XXXXX” SH.P.K. Formati është i lirë,
rubrika është mandatore.
Numri Fiskal i shitësit / Numri Unik i Regjistrimit të Biznesit: Shëno Numrin Fiskal të shitësit apo Numrin Unik të Regjistrimit
të Biznesit – Shitësit. Numri Fiskal – formati është 9 shifror, fillon me 6… dhe përmban vetëm numra (p.sh. 600000001); Numri
Unik i Regjistrimit të Biznesit – formati është 9 shifror, fillon me 81… dhe përmban vetëm numra (p.sh. 810000123). Këtu mund
të shkruash edhe Numër personal të Kosovës. Kjo rubrikë validohet sipas Numrit Fiskal/ Numrit Unik të Regjistrimit të Biznesit/
Numrit personal. Nuk është rubrikë mandatore.
Numri i TVSH-së së shitësit: Shëno numrin e TVSH-së së shitësit. Formati është 9 shifror, fillon me 3 dhe përmban vetëm
numra (p.sh. 330000001). Validohet sipas Numrit të TVSH-së, nuk është rubrikë mandatore.
[31] Blerjet dhe importet pa TVSH: Shëno blerjet vendore dhe importet që nuk janë të ngarkueshme me TVSH. Formati është
numër, nuk është rubrikë mandatore.
[32] Blerjet dhe importet investive pa TVSH: Shëno blerjet vendore dhe importet që konsiderohen investime dhe nuk janë të
ngarkueshme me TVSH. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[33] Blerjet dhe importet me TVSH jo të zbritshme: Shëno blerjet vendore dhe importet që janë të ngarkueshme me TVSH,
por që nuk e kanë të drejtën e zbritjes së TVSH-së. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[34] Blerjet dhe importet investive me TVSH jo të zbritshme: Shëno blerjet vendore dhe importet që konsiderohen investime
të ngarkueshme me TVSH, por që nuk e kanë të drejtën e zbritjes së TVSH-së. Formati është numër, nuk është rubrikë
mandatore.
[35] Importet: Shëno importet e ngarkueshme me normën standarde të TVSH-së, 18%. Formati është numër, nuk është rubrikë
mandatore.
Faqe 2 deri 3
[39] Importet investive: Shëno importet investive të ngarkueshme me normën standarde të TVSH-së, 18%. Formati është
numër, nuk është rubrikë mandatore.
[43] Blerjet vendore: Shëno blerjet vendore të ngarkueshme me normën standarde të TVSH-së, 18%. Formati është numër,
nuk është rubrikë mandatore.
[47] Blerjet investive vendore: Shëno blerjet investive vendore të ngarkueshme me normën standarde të TVSH-së, 18%.
Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[53] Nota debitore e pranuar, nota kreditore e lëshuar: Shëno rastet sipas nenit 47 të Ligjit për TVSH, kur shuma e
tatueshme dhe TVSH-ja në faturën tatimore duhet të korrigjohet sipas nenit 41.1. të këtij Ligji. Formati është numër, nuk është
rubrikë mandatore.
[57] Fatura e borxhit të keq e lëshuar: Shëno rastet sipas nenit 48 të Ligjit për TVSH, për faturat e borxhit të keq që lëshohen
sipas nenit 43 të këtij Ligji. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[61] Rregullimet për të ulur TVSH-në për pagesë: Shëno rregullimin e zbritjeve sipas nenit 41 të Ligjit për TVSH kur përcakton
më vonë se zbritja e TVSH-së së zbritshme ka qenë më e ulët se sa shuma për të cilën personi i tatueshëm ka pasur të drejtë.
Po ashtu, sipas nenit 42 të Ligjit të TVSH-së vendos vlerën e TVSH-së së zbritshme në stoqet e mallrave me rastin e fillimit të
aktivitetit ekonomik si person i tatueshëm i regjistruar për TVSH. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[65] E drejta e kreditimit të TVSH-së në lidhje me Ngarkesën e Kundërt: Shëno të drejtën e zbritjes së TVSH-së së
zbritshme për blerjet e shërbimeve jashtë vendit, si dhe bartjen e detyrimit tatimor për TVSH brenda vendit tek pranuesi i
furnizimit (aktualisht e zbatueshme në furnizimet e shërbimeve në lëminë e ndërtimtarisë brenda vendit) për të cilat aplikohet
”Ngarkesa e Kundërt” sipas nenit 52 të Ligjit të TVSH-së. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[K1] TVSH e zbritshme me 18%: Formati është numër, është rubrikë kalkuluese, e cila mbledh rubrikat
(35+39+43+47+53+57+61+65) dhe i shumëzon me normën standarde të TVSH-së, 18%.
[37] Importet: Shëno importet që janë të ngarkueshme me normën e reduktuar të TVSH-së, 8%. Formati është numër, nuk
është rubrikë mandatore.
[41] Importet investive: Shëno importet investive që janë të ngarkueshme me normën e reduktuar të TVSH-së, 8%. Formati
është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[45] Blerjet vendore: Shëno blerjet vendore që janë të ngarkueshme me normën e reduktuar të TVSH-së, 8%. Formati është
numër; nuk është rubrikë mandatore.
Faqe 3 deri 3
[49] Blerjet investive vendore: Shëno blerjet investive vendore që janë të ngarkueshme me normën e reduktuar të TVSH-së,
8%. Formati është numër; nuk është rubrikë mandatore.
[51] Blerjet nga fermerët (aplikimi i normës së sheshtë): Shëno blerjet nga fermerët vendor sipas skemës së veçantë për
bujqit. Këtu vendosen vetëm blerjet nga personat të cilët janë të pajisur me numër identifikues nga MBPZHR. Formati është
numër; nuk është rubrikë mandatore.
[55] Nota debitore e pranuar, nota kreditore e lëshuar: Shëno rastet sipas nenit 47 të Ligjit për TVSH, kur shuma e
tatueshme dhe TVSH-ja në faturën tatimore duhet të korrigjohen sipas nenit 41.1. të këtij Ligji. Formati është numër; nuk është
rubrikë mandatore.
[59] Fatura e borxhit të keq e lëshuar: Shëno rastet sipas nenit 48 të Ligjit për TVSH, për faturat e borxhit të keq që lëshohen
sipas nenit 43 të këtij Ligji. Formati është numër, nuk është rubrikë mandatore.
[63] Rregullimet për të ulur TVSH-në për pagesë: Shëno rregullimin e zbritjeve sipas nenit 41 të Ligjit të TVSH-së kur
përcaktohet më vonë se zbritja e TVSH-së së zbritshme ka qenë më e ulët se sa shuma për të cilën personi i tatueshëm ka
pasur të drejtë. Po ashtu, sipas nenit 42 të Ligjit të TVSH-së vendoset vlera e TVSH-së së zbritshme në stoqet e mallrave me
rastin e fillimit të aktivitetit ekonomik si person i tatueshëm i regjistruar për TVSH. Formati është numër, nuk është rubrikë
mandatore.
[K2] TVSH e zbritshme me 8%: Formati është numër, është rubrikë kalkuluese, e cila mbledh rubrikat
(37+41+45+49+51+55+59+63) dhe i shumëzon me normën e reduktuar të TVSH-së, 8%.
[67] Totali i TVSH-së së zbritshme me 18% dhe 8%: Formati është numër, është rubrikë kalkuluese, e cila mbledh rubrikat
(K1+K2).

Ju gjithashtu mund të pëlqeni