Dokumentat qe kerkohen per mbyllje te bizneseve jane:
I. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarje të Biznesit Individual ose Ortakërisë së Përgjithshme:
1. Plotësimi i formularit D,
2. Kopja e letërnjoftimit të pronarit (pronarëve),
3. Certifikata Origjinale e biznesit,
4. Vërtetimi prej Administratës Tatimore të Kosovës për shuarjen e biznesit.
II. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarjen e korporatave:
1. Plotësimi i formularit D,
2. Shpallja në një gazetë me tirazh të madhe në Kosove, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës në madhësi jo më të vogël se 1/10 e faqes. Duhet sjell kopjen nga gazeta dhe pas 30 ditëve kompletohen këto dokumente,
3. Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje të biznesit,
4. Vendimi për likuidimin e korporatës,
5. Vendimi për emërimin e Likuidatorit,
6. Raporti mbi mjetet e kapitalit,
7. Certifikata origjinale e biznesit,
8. ID-të kopje të pronarit ose pasaportat kopje, nëse është pronari i huaj,
9. Vendimin për Shpërbërjen vullnetare të Korporatës,
10 Certefikat nga gj.themelore.
Të gjitha këto bëhen sipas ligjit për shoqëri tregtare Nr. 06/L-016 neni 114,212.
III. Dokumentet që janë të nevojshme për shuarjen e degës ne Kosove:
1. Plotësimi i formularit D,
2. Shpallja ne një gazete me tirazh të madhe ne Kosove, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës, një shpallje në madhësi jo më të vogël se 1/8 e faqes,
3. Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës për shuarje të biznesit,
4. Certifikatën e biznesit Origjinal,
5. ID. kopje te pronarit dhe ID. kopje të drejtorit/ve,
6. Vendimin për shuarje vullnetare të Degës.