Kreu Ekonomi Informatë më rendesi rreth ekzekutimit të pagesave për 10%-in e trustit

Informatë më rendesi rreth ekzekutimit të pagesave për 10%-in e trustit

nga Flamur Berisha

Gjithë ata që kanë aplikuar sot (e premte), për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve, paratë do të dalin në llogaritë e tyre pas datës 23 dhjetor.

Kjo u bë e ditur nga Trusti Pensional.

Procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por për shkak të sulmit, mundësitë tjera janë vënë në funksion para orës 16:00.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.

Qytetarët mund të aplikojnë duke klikuar KËTU

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se për shkak të cenimit të sigurisë në www.trusti10.0rg aplikimi vazhdon në https://bentenapp.azurewebsites.net//

Ju gjithashtu mund të pëlqeni