Kreu Ekonomi Guvernatori i BQK-së tregon sa para ka dërguar diaspora gjatë këtij viti?

Guvernatori i BQK-së tregon sa para ka dërguar diaspora gjatë këtij viti?

nga Flamur Berisha

Fehmi Mehmeti, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës ka folur për ndikimin në ekonominë e Kosovës të remitencave, në kohë pandemie.

“Sipas parashikimeve tona si Bankë Qendrore ekonomia e Kosovës në vitit 2020 pritet që të shënojë një rënie prej 7.2 për qind në terma real e cila njëherit paraqet edhe goditjen më të rëndë që ka pësuar ekonomia e Kosovës në këto 20 vjet’, thotë Mehmeti.

“Një faktor që ka ndikuar në zbutjen e pasojave të krizës kanë qenë pikërisht remitencat nga diaspora, të cilat edhe në këtë kohë shumë të vështirë për ekonominë botërore vazhduan rrjedhën e qëndrueshme drejt ekonomisë tonë. Vlera e remitencave të pranuara deri në tetor 2020 ishte 796.5 milionë euro”, tha Mehmeti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni