Pasuria e zyrtarëve shtetëror do të hetohet, pasi tashmë në ekzekutiv ka arritur koncept-dokumenti për Ligjin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. Por përveç atyre që kanë punuar dhe punojnë në institucione shtetërore, nuk përjashtohet mundësia që me këtë ligj të hetohet edhe pasuria e qytetarëve që nuk kanë pozita zyrtare.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se janë ithtar të asaj që të krijojnë një Agjencion të veçantë që do niste hetimet karshi pasurisë së paligjshme, e cila nuk është në përputhje me të hyrat e ligjshme.
Zëvendësministri i Drejtësisë̈, Blerim Sallahu për KosovaPress, ka deklaruar se me këtë ligj, barra e provës bie mbi të dyshuarin i cili duhet të arsyetojë pasurinë, në të kundërtën ai thotë se ajo pasuri me aktvendim të gjykatës do shpallet e jashtëligjshme dhe do konfiskohet.
“Pjesë e hetimit të jetë pasuria, pra pasuria fillimisht e zyrtarëve shtetëror apo personave zyrtar që futen në të gjitha kategoritë e shërbyesve civil, të emëruarve dhe të zgjedhur. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që gjatë diskutimeve e fazave të mëtutjeshme të futen edhe kategoritë e tjera ose të vlej për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po ashtu në këtë koncept dokument ashtu siç përcaktohet nëpër shtete të caktuara parashihet themelimin e një Agjencie të pavarur ku ne jemi ithtar apo përkrahës të një agjencie të tillë edhe në Kosovë. Kjo agjenci do merret zakonisht me hetimin e pasurisë̈ së pajustifikueshme me një lloj diskrepance në të hyrave të ligjshme dhe pasurisë së bërë ose me pasurinë e fituar në mënyrë të pajustifikueshme në çdo rrethanë që nuk është në përputhje me ligjin. Pra, mbi bazën e kësaj kjo agjenci do të formuloj kërkesa të caktuara, pastaj ato kërkesa do të dërgohen në gjykatë mbi bazën e këtyre kërkesave gjykata do të ngrijë fillimisht pasurinë e atyre personave të hetuar. Barra e provës transferohet tek i dyshuari, ku i dyshuari duhet patjetër të vërtetoj se ajo pasuri është e ligjshme. Nëse kjo nuk ndodh, gjykata do nxjerr aktgjykim me ligjin e veçantë dhe do konsiderohet pasuria e pajustfikuar dhe joligjore dhe ajo pasuri do t’i kthehet buxhetit të shtetit”, theksoi Sallahu.
E në rat të moskrijimit të Agjencisë së veçantë që do merret me këto raste, Sallahu thotë që një punë të tillë hetimore mund ta bëjë edhe Prokuroria e Shtetit.
Zëvendësministri i Drejtësisë tregon se nuk është qëllimi i këtij ligji t’i hakmerren askujt por veçse një mundësi që taksat e qytetarëve që janë marrë në mënyrë të kundërligjshme të kthehen te qytetari