Qeveria e Kosovës ka miratuar gjatë ditës së sotme tri propozimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësor dhe policëve si dhe për skemat pensionale.
Murati në konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë theksoi se kjo pako arrinë shifrën e afro 20 milionë eurove
Ai njoftoi se pagat e punëtorëve të gastronomisë, qendrave tregtare të mbyllura, fitneseve e palestrave dhe operatorëve të trafikut ndërurban si dhe pagesat e qirave do të subvencionohen 50 për qind.
“Gjithsej tri vendime, një pako prej afërsisht 20 milionë euro. Një masë prej 6 milionë euro që do të ndahet për gastronominë, për qendrat tregtare të mbyllura, fitneset, palestrat dhe operatorët e trafikun ndërurban. Do të subvencionohet 50 për qind e qirave dhe të pagave”, theksoi Murati.
Sipas tij, mjekët e infermierët do të marrin për dy muajt e ardhshëm shtesën prej 150 eurosh në paga, ndërkaq stafi mbështetës nga 100 euro.
Nga 100 euro po ashtu do të marrin edhe policët aktiv.
“Vendimi i dytë për të mbështetur punëtorët shëndetësorë për pagesën e shtesës, shuma e shtesës 150 euro për mjekët e infermierët dhe nga 100 për stafin mbështetës për muajt prill dhe maj, si dhe për sektorin e sigurisë, zyrtarët aktiv policor në angazhim shtesë në terren, shtesa në pagë për muajin prill e maj në vlerë 100 euro, për secilin muaj veç e veç”, tha ai.
Murati njoftoi po ashtu se pensionet të cilat jën nën vlerën e 100 eurove, do të bëhen 100 euro për tre muajt e ardhshëm, ndërkaq familjet me asistencë sociale do të marrin nga 30 për qind të ndihmës aktuale.
Vendimi i tretë është për vazhdimin e mbështetjes në skemat sociale, që vlejnë për prill, maj dhe qershor, ku bëhet fjalë për familjet që janë pranues të asistencës sociale, të cilët do të marrin 30 për qind shtesë, mbi shumën qe e pranojnë normalisht. Te skemat pensionale do të bëjmë subvencione që për të gjitha pensionet të cilët janë nën 100 euro do të bëhet pra 100 euro”, bëri të ditur Murati